Çfarë ndodhi në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”? Pyetja e gazetarit që bëri Megi Pojanin të largohet

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”? Pyetja e gazetarit që bëri Megi Pojanin të largohet

Dy ditë më parë, në Pallatin e Kongreseve u mbajt premiera e filmit të shumëpritur, “Në kuadër të dashurisë”.

Pjesë e premierës ishte edhe Megi Pojani, e cila habiti disi me veprimin e saj pas një pyetje që i bëri gazetari.

Si fillim, Megi u pyet për eksperiencën e saj në “Përputhen”, ku tha: “Jam në habitatin tim. Mendoj që kaloj shumë mirë. Po kënaqem. A kam lindur për “Përputhen”? Nuk e di por kënaqem aty”.

Më pas, e pyetur se kush prej konkurrentëve e nervozon më shumë, Megi tha:”Të gjithë mi ngrejnë nervat aty. Ka momente që urrej shumë prej tyre por ka momente që dua po ata që kam urryer. Pres momentin kur ta përdor atë shkopin që të marrë më shumë kuptim (qesh)”.

Mirëpo pyetja që bëri Megin t’ia priste shkurt gazetarit dhe të largohej ishte: “Ti pret të përputhësh gjithë Shqipërinë, po për vete a je përputhur”, pyetje të ciles iu përgjigj duke thënë: “Ehu. Hajde vllai të shkoj të shoh filmin unë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE