I dogjën makinën para shtëpisë, reagon Kozaku: Më trembën çunin, po nuk e gjeti shteti kësaj radhe…

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dogjën makinën para shtëpisë, reagon Kozaku: Më trembën çunin, po nuk e gjeti shteti kësaj radhe…

Makina e personazhit të njohur në rrjetet sociale Kozak Braçi, është shkrumbuar nga flakët gjatë natës.

Përmes një video në TikTok ku shihet afër makinës së shkrumbuar tërësisht nga flakët, Kozaku shprehet se nuk i intereson që i është djegur makina, për të cilën thotë se do të blejë një tjetër, por ‘i erdhi keq sepse i biri u tremb pasi plasi makina’. Ai shprehet se ata që e kanë bërë ‘nuk janë burra, por inatçinj’.

Në një video të publikuar në TikTok Kozak shprehet: Mirëmëngjesi, shiko çfarë bëhet këtu. Kanë ardhur të më djegin makinën dhe kujtojnë se kanë bërë ndonjë burrëri të madhe. Mua smë *** për makinën, se unë ble makinë të re, unë më shumë e kam që më keni trembur çunin tek shtëpia se ka plasur makina. Ju nuk jeni burra që bëni këtë gjë, nesër iki e ble një makinë tjetër. Shikojeni si e kanë bërë, mendon se më *** për hekura? Nesër do iki të ble tjetër, njerëz inatçinj. Si kam kujt borxh, por të kem më keni xhiro gjatë gjithë ditës  dhe jo të vinit të më digjnit makinën. Se unë po të kisha probleme nuk e parkoja poshtë shtëpisë.

Më herët Kozaku është shprehur përmes një postimi në Instagram se zjarr vënia e makinës ka qenë e qëllimshme. Ai shprehet se nëse nuk i gjen shteti personat që kanë bërë këtë gjë, do i gjejë vetë me shokët e tij.

Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina. Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 or ë. Të vijnë të unë jot e makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalama, shkruan Braçi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50467 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE