Erdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet!

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Izraeli “nuk po sillet si një shtet, por si një organizatë” ndërsa ushtria izraelite po vazhdon bombardimet në Rripin e Gazës që nga dita kur u sulmua nga Hamasi më 7 tetor.

Izraeli nuk duhet të harrojë se nëse sillet si një organizatë dhe jo si një shtet do të përfundojë duke u trajtuar si e tillë.  Sulmet e ushtrisë izraelite në Gazën e mbipopulluar janë metoda të turpshme.

Të hënën, Izraeli njoftoi rrethimin e plotë të Rripit të Gazës, duke thënë se nuk lejon futjen e ushqimit dhe karburanteve.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se 1.055 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 5.100 të tjerë janë plagosur nga bombardimet hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës. Gati 60% e të plagosurve në Gaza janë gra dhe fëmijë.

Erdogani theksoi se “bombardimi i zonave civile, vrasja e civilëve, bllokimi i ndihmave humanitare dhe përpjekja për t’i paraqitur këto si arritje, janë veprime të një organizate e jo të një shteti”.

Zakonisht, Erdogan e përdor fjalën “organizatë” kur flet për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila cilësohet si grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.

Ne mendojmë se lufta duhet të ketë etikë dhe të dy palët ta respektojnë këtë. Fatkeqësisht, këto parime po shkelen rëndë në Izrael e në Gaza. Dënoj vrasjen e civilëve në territorin izraelit dhe masakrimin e njerëzve të pafajshëm në Gaza, të cilët përballen me bombardime të vazhdueshme.

Ushtria izraelite njoftoi se në Izrael, numri i të vrarëve ka arritur në 1.200 dhe se më shumë se 2.700 njerëz janë plagosur që nga sulmi i militantëve të Hamasit, të cilët thyen barrierat kufitare dhe hynë në jug të Izraelit të shtunën.

Forcat izraelite bënë të ditur se e kanë rindërtuar barrierën përreth Gazës dhe se dërguan trupa këmbësorie, artileri e mbi 300 mijë rezervistë në afërsi të kufirit me të. Forcat Mbrojtëse të Izraelit nënvizuan:

Ata janë afër Rripit të Gazës duke u përgatitur të ekzekutojnë misionin që u është dhënë nga qeveria e Izraelit. Ky mision është për t’u siguruar se në fund të kësaj lufte, Hamasi nuk do të ketë më ushtri me të cilën mund t’i kërcënojë apo vrasë civilët izraelitë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49409 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE