Konferenca e Kryetarëve rrëzon sërish një kërkesë të opozitës për komision hetimor!

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konferenca e Kryetarëve rrëzon sërish një kërkesë të opozitës për komision hetimor!

Në mbledhjen e sotme, Konferenca e Kryetarëve rrëzoi edhe kërkesën e tretë dërguar nga Gazment Bardhi e disa deputetë të PD-së lidhur me një komision hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit në funksione publike. Ashtu si dy të tjera, nuk mori dakordësinë e maxhorancës.

Një prej tyre ishte për ngritjen e një Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve prej sistemit TIMS e tjetra lidhej me PPP në Koncensionin e Sterilizimit.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e konsideroi “shqetësues” faktin që maxhoranca rrëzon kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore. Tabaku tha se beson se edhe kjo çështje do të adresohet në Gjykatën Kushtetuese.

Maxhoranca rrëzoi sërish që ne të ngrejmë një Komision Hetimor kur ne na takon me ligj kjo gjë. Askush nuk mund të refuzojë të drejtën e opozitës e po kthehet në një normë që maxhoranca tashmë vendos edhe për ngritjen e komisioneve hetimore. Edhe ky u refuzua, unë besoj se do ketë fatin e të tjerëve dhe do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese.

Ndërkaq, nesër në seancë plenare nuk do të jenë të pranishëm 8 deputetë pasi në javën që lamë pas bllokuan Foltoren e Kuvendit dhe me propozim të socialistëve u përjashtuan për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Po në Konferencën e Kryetarëve, dy deputetët e opozitës, Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku  kundërshtuan vendimin e Kuvendit për pezullimin e 8 deputetëve si masë disiplinore.

Eshtë turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet një slogan juaji: “Shqipëria që duam”, por dështuat ta bënit këtë. Tani po bëni “Opozita që duam”. Akti ynë ishte simbolik.

Tabaku u shpreh se nga reagimi i deputetëve të opozitës nuk u cënua njeri, por ishte një lloj forme demokratike e protestës.

Përjashtimi i deputetëve të PD-së është i turpshëm.  Seanca u bllokua për një kërkesë legjitime që ju e refuzuat. Ju na keni kufizuar hapësirat. Vendimi erdhi pasi ju refuzuat të fusni në rend një kërkesë të grupit tonë. Nuk cënuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48971 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE