“Nuk do të luajë nesër…”/Nga konferenca për shtyp direkt në Top Albania Radio, Endi Tufa zbulon detaje për ndeshjen Shqipëri-Çeki!

vovalbania October 11, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk do të luajë nesër…”/Nga konferenca për shtyp direkt në Top Albania Radio, Endi Tufa zbulon detaje për ndeshjen Shqipëri-Çeki!

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë gazetari Endi Tufa, i cili ka dhënë më shumë detaje përpara ndeshjes më të rëndësishme të grupit për Kombëtaren tonë që do të luhet nesër në stadiumin Air Albania.

Një ndër më të rëndësishmet sepse kemi akoma dhe dy të tjera përveç kësaj. Në hapa të sigurtë jemi, fakti që ne kemi dy opsione nesër pra dhe barazimi dhe fitorja janë në favorin tonë dhe Çekia ndoshta ka vetëm një, ka vetëm fitoren. Kjo na bën që ne të jemi më të avantazhuar, kemi më pak presion se ata dhe të kemi më pak detyrime edhe pse detyrimi i lojëtarëve ditën e nesërme me 20 mijë tifozët që nesër mbi të gjitha do të jenë me një qeleshe në kokë. 

Sa i përket çështjes së biletave ai u shpreh se:

Është e çuditshme sepse ne duam të jemi të gjithë tek kjo ndeshje në fakt. Shqipëria pas pesë ditësh luan prapë me Bullgarinë dhe ka shitur vetëm 2000 bileta për fat të keq. Vazhdojmë me këtë sindromën që duhet të jemi gjithmonë vetëm tek premiera, pjesa tjetër nuk na intereson shumë por është një lloj trendi ky mesa duket. Duam të jemi patjetër dhe me çfarëdolloj çmimi, ajo është edhe më e çuditshmja në këto kohë që jetojmë. 

Duke qenë se Endi erdhi në studion e Top Albania Radios pas përfundimit të konferencës ai tregoi se:

Kemi një të re të keqe nëse mund ta quajmë kështu. Armando Broja është larguar nga Shqipëria, nga grumbullimi sepse është dëmtuar prapë për fat të keq dhe ka patur një dëmtim ditën e djeshme. Nuk do të luajë nesër. Me dëmtimin që ka pasur dje dhe pas rezonancës që i është bërë dhe komunikimit të stafit tonë mjekësor me ata të Chelsea është vendosur që ai të mos rrezikojë me tepër dhe ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore me Shqipërinë.

Gjithësesi kemi disa alternativa për fat të mirë Shqipëria që erdhi deri këtu ishte pa Brojën dhe tregon që kemi disa relativisht të mira dhe pse trajneri nuk është se tregoi diçka më tepër në konferencën për shtyp sa i përket formacionit që është ditën e nesërme sepse ishin edhe një pjesë e madhe e gazetarëve çek që janë shumë të interesuar për ndeshjen. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të jemi ajo skuadra që ishim deri në këto ndeshje. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE