Salsano Rapi për Luiz Ejllin: “Ka aktruar shumë mirë në Big Brother!”

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Salsano Rapi për Luiz Ejllin: “Ka aktruar shumë mirë në Big Brother!”

Aktori i njohur i humorit, Salsano Rapi, ka qenë së fundmi i ftuar në “Wake Up”.

Ndër të tjera, ai u ndal edhe te Luiz Ejlli, duke treguar se si iu duk këngëtari si aktor.

Rapi tregoi se interpretimi i Luiz Ejllit si aktor në “Në kuadër të dashurisë” ka qenë shumë i mire. Ai tha se këngëtari është i talentuar si aktor dhe këtë e tregoi edhe në “Big Brother” me personazhin që ndërtoi.

“Shumë mirë. Domethënë, ai është i talentuar. Luizi ka aktruar shumë mirë në Big Brother dhe ky është talent. Domethënë ti të sillesh, edhe pse nuk do të sillesh ashtu, sillesh ashtu. Edhe aktrimi kjo është, të bësh jetën e dikujt tjetër. Domethënë të sillesh sikur nuk je ai dhe ai e bëri. Ky është një fillim shumë i mirë për Luizin.”-tha ai në Wake Up.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50577 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE