Enxhi Nasufi shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi në studio

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Enxhi Nasufi shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi në studio

Këngëtarja e njohur, Enxhi Nasufi, ka marrë sot një surprizë mjaft të veçantë gjatë transmetimit live të emisionit “Wake Up”.

Këngëtarja e njohur, Enxhi Nasufi, ka marrë sot një surprizë mjaft të veçantë gjatë transmetimit live të emisionit “Wake Up”. Mamaja e saj ka telefonuar live për t’a uruar me rastin e ditëlindjes.

Blendi Salaj dhe Neada Muçaj kishin gjetur një mënyrë të bukur për t’a surprizuar atë.

Neada nisi duke prezantuar “Loja telefonike:100 për 1”, ku publiku duhet të telefonojë për të gjetur numrin që Bledi shkruan në një fletë të bardhë.

“Numri që kemi zgjedhur sot është kaq i bukur si dhe nuk ka asnjë kuptim, nuk përfaqëson asgjë. Çka do e bëjë më të vështirë përzgjedhjen sot, por le të nisim”, tha Muçaj fillimisht.

Pjesë nga telefonata me mamanë e Enxhit:

Neada: Mirëmëngjes

Blendi: Është Vjollca nga Tirana

Mamaja e Enxhit: Mirëmëngjes

Neada: Si jeni?

Mamaja e Enxhit: Mirë, si jen ju?

Blendi: Ne jemi gati për lojë. Cili është numri juaj?

Mamaja e Enxhit: Mendoj se është 100

Enxhi: Po ti nuk je Vjollca moj

Neada: Kush është?

Mamaja e Enxhit: Pse kush jam?

Enxhi: Se unë nuk e njoh zërin e mamasë sime

Blendi: Shih ça shkruhet këtu, thotë 100 Enxhi. Në telefon është mami i Enxhit, që Enxhi e njohu menjëherë dhe nuk quhet Vjollca. I urojmë të bëhet 100 vjeç

Neada: Edhe 100 të bëhesh

Enxhi: Mamin e dua më shumë se çdo gjë në botë. Ajo e di se jam shumë protektive dhe ndonjëherë bëhem shumë e egër për mamin. Të dyja jemi karaktere shumë të forta, ndonjëherë përplasemi shumë, edhe unë ia shfry asaj ndoshta të gjitha gjërat, por ajo e di që e dua shumë

Mamaja e Enxhit: Përveçse shëndetit njëherë, shëndetin të ketë mbi të gjitha dhe të rri e mirë kështu siç është gjithmonë

Enxhi: Kështu siç më ke mësuar ti, nuk jam e mirë kot. Të dua shumë, të kam zemër

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE