”Isha e uritur”, Loredana zbulon historinë interesante se si u njoh me Karim Adeyemin

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
”Isha e uritur”, Loredana zbulon historinë interesante se si u njoh me Karim Adeyemin

Loredana dhe Karim Adeyemi janë shumë të përfolur dhe lidhja e tyre është në fokus të medias dhe publikut vazhdimisht.

Reperja për herë të parë ka zbuluar se si u njoh me futbollistin e Borussia Dortmund.

Ajo ka treguar se Adeyemi kishte shkruar në rrjete sociale. Loredana e kishte takuar pasi ai e kishte ndihmuar të blinin ushqim së bashku.

Ajo theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur. Kjo bëri që t’i shkruante Adeyem-it i cili në ato momente ndodhej në Dortmund. Pas kësaj ata lanë një takim dhe shkuan së bashku në një vend për të blerë ushqim.

“Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë”, tha mes tjerash Loredana.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE