Kujdes pamjet! Bëhen publike pamjet e dhunës brenda Pallatit Mbretëror (Video)

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kujdes pamjet! Bëhen publike pamjet e dhunës brenda Pallatit Mbretëror (Video)

Janë publikuar pamjet e dhunës brenda Pallatit Mbretëror.

Siç shihet në video Princ Leka përplaset me ish-vjehrrin dhe njëkohësisht filmon skenën. Më pas vjen Elia e cila i bërtet duke e akuzuar se ka dhunuar të atin.

“Ti ke prekur me dorë babin tim? I ke gjuajtur babait tim 70 vjeç”, bërtet Elia.

Princi Leka: Nuk kam prekur asgjë me dorë.
Elia: Ti ke prekur me dorë babin tim?! I ke gjuajtur babit tim, 70 vjeç babi im
Princi Leka: Mos më prek!
Elia: Ti falsifikator! I ke gjuajtur babait tim. Si mund të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë. Të rrahësh ti babin tim.
Princi Leka: Au
Elia: Unë do të të çoj në gjyq ty. Mos më bëj viktimën. Do të të çoj në gjyq ty, falsifikator. Diplomat i ke falsifikuar…I ke thënë shtetit shqiptar që ti ke bërë shkollë, ti nuk ke shkollë. Ti je pa shkollë, ti ke 4 klasë shkollë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur dje, kur Princi pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spital, ka kërkuar edhe urdhër-mbrojtje.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE