Fjodora Fjora zbulon kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj i ardhshëm!

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fjodora Fjora zbulon kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj i ardhshëm!

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë moderatorja e njohur Fjodora Fjora, e cila ka treguar më shumë detaje në lidhje me kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj i ardhshëm dhe jo vetëm…

Unë nuk kërkoj më fatin, e kam lënë fatin të më kërkojë mua. Që i raftë damllaja se nuk e gjeti rrugën që të vinte. 

Si e do Fjodora Fjora burrin e saj?

Me mjekër, dua njerëzit fjalëpakë dhe punë shumë, i dua me sens humori dhe i dua që kur të më shohi mua t’i qeshin sytë. I dua edhe shumë seksi, të kuptohemi që kur vjen një moshë e caktuar nuk kënaqesh vetëm me pamjen. 

Çfarë ka bërë Fjodora për dashurinë? Çfarë ka sakrifikuar ajo që të shpëtojë një dashuri?

Ajo që kam kuptuar me vite dhe që kam bërë në mënyrë të qartë ka qenë ti shpreh ndjenjat e mia, pra kam kuptuar që asgjë nuk është një formulë matematike. Vjen me moshën ku ti ndalon së bëri interesantin dhe ti thua okej, unë e njoh dhe e kuptoj ndjenjën time dhe e di që këtë gjënë e dua, e thua. Sigurisht që kjo ndonjëherë nga njerëzit përballë mund edhe të mosperceptohet por mendoj që sa më shumë piqet nje njeri aq më të qartë e ka atë që do. Njeriu duhet të pranojë të vërtetën e madhe me veten e tij duhet t’i bëjë të gjitha përpjekjet. Unë mendoj se karma funksionon shumë dhe çdo gjë është një cikël.

Po me partnerin e mëparshëm çfarë ndodhi?

Iku, dy ishin mundësitë e kam thënë nuk ishte shqiptar. Ose do shkoja unë të jetoja në Libi por po flasim para dy vitesh ose do vinte ai të jetonte në Shqipëri. Të dyja vendet ishin katastrofë. E kam fjalën që për një libian Shqipëria dukej si Libia kështu që tha më mirë po rri në Libi. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51120 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE