Aksidenti i frikshëm tek diga në Tiranë, arrestohet Emiljano Nina

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksidenti i frikshëm tek diga në Tiranë, arrestohet Emiljano Nina

Është arrestuar Emiljano Nina, i cili ishte drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin e frikshëm, një muaj më parë tek diga në Tiranë. Mësohet se Emiljano Nina është kapur teksa ishte në banesën e tij. Ndërkohë autoritetet po kryejnë edhe kontrolle në banesën e tij. Nina, është edhe kushëriri i të shumkërkuarit Ervis Martinaj.

Kujtojmë se aksidenti i frikshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 22 gusht, ku automjeti me shpejtësi skëterre doli nga rruga e “Kosovarëve” dhe përfundoi në digën e liqenit.

Lidhur më këtë ngjarje në atë kohë u arrestua Eldi Allushi, i cili dha dëshmi të rreme duke iu thënë hetuesve se ishte ai në drejtim të makinës luksoze dhe se shoqërohej nga një vajzë. Por gjatë hetimeve rezultoi e kundërta dhe u mësua se shoferi i mjetit ishte Emiljano Nina.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49906 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE