BMW prezanton gjeneratën e dytë të X2!

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BMW prezanton gjeneratën e dytë të X2!

BMW ka prezantuar së fundmi gjeneratën e dytë të coupe-crossoveri kompakt X12, kurse blerësve përveç SUS-it do t’ju ofrohet edhe versioni plotësisht elektrik i kësaj makine. Në ofertë do të jenë dy motorë me benzinë, një me naftë dhe një version plotësisht elektrik. BMW X-2 sDrive 20i bazik ka motor 1.5 litërsh me tre cilindra me sistemin e lehtë hibrid prej 48 voltësh. Shoferi do të ketë në dispozicion mjaft fuqi motorike, pra 170 kuaj-fuqi.

Pason ai me naftë me katër cilindra BMW X sDrive 18d me 150 kuaj-fuqi, kurse në kulmin e ofertës të SUS-it është BMW X2 M35i xDrive me 300 kuaj-fuqi, të mjaftueshme që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 5.4 sekonda. Shitja e X2-shit të ri do të fillojë së shpejti, kurse çmimi në Gjermani starton nga 46.400 euro.

Kur bëhet fjalë për versionin elektrik, BMW iX2 xDrive30 e vënë në lëvizje dy motorë elektrikë që në mënyrë të kombinuar bartë fuqinë motorike në të katër rrotat. Fuqia totale motorike është 313 kuaj-fuqi, ku shpejtësinë nga 0-100 kilometra e arrin për 5.6 sekonda dhe ajo maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 180 km/h.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48843 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE