Një bombshell e re në ‘Love Island’, ndan çiftin ‘e dashur’

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një bombshell e re në ‘Love Island’, ndan çiftin ‘e dashur’

Ditën e djeshme në “Love Island Albania” është futur një vajzë e re, Xhesjana e cila menjëherë ka goditur në shenjë. Teksa është bërë rikrijimi i çifteve, Xhesjana ka zgjedhur Denisin duke e ndarë kështu nga Xhesika.

Në anën tjetër, Arlindi mbeti ‘single’ pas rikrijimit të çifteve që ndodhi gjatë ‘Prime’. Asnjë nga vajzat nuk e zgjodhi atë. Drejtuesja e spektaklit, Luana Vjollca i la Arlindit 72 orë kohë që të bëhet çift me një nga vajzat që është brenda vilës.

Ueda e cila është çift këtë javë me Xhulion, kaloi natën në ‘Fole’ me Arlindin, ku duket se kaq mjaftoi që ta shpëtonte nga eleminimi dhe zgjodhi të bëhej çift me të pas 72 orësh.

Çiftet e tjerë aktualë të “Love Island” janë:

Erida – Alex

Amadea – Haris

Aishah – Everaldo

Xhesika – Xhuliano

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48855 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE