Punoi 4 dekada e gjysmë në një të njëjtin vend pune, 70-vjeçari nderohet në mënyrën më qesharake!

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Punoi 4 dekada e gjysmë në një të njëjtin vend pune, 70-vjeçari nderohet në mënyrën më qesharake!

70-vjeçari John Bartlett së fundmi doli në pension pas katër dekadash e gjysmë pune në të njëjtën kompani. Historia ra në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të mënyrës se si u largua nga puna pasi doli nw pension. Amerikani punonte me pagë minimale dhe udhëtonte çdo ditë 40 minuta me transport publik për në punë.

Njihej si një punonjës jashtëzakonisht i besueshëm dhe kolegia e tij, Sonja ishte indinjuar nga mënyra se si u nderua në ditën e fundit të punës. Me anë të një postimi në TikTok Sonja shkroi:

Ai e donte shumë të punonte këtu dhe nuk donte të tërhiqej. Ai nuk ka marrë bonus nga kompania, vetëm një Barbeque dhe një certifikatë. Mos u bë skllav i punës tënde. Faleminderit John për besnikërinë tuaj.

@m3nta11y1ll1

This was sad to see him leave with just a piece of paper saying he worked for 42 years.

♬ come into my arms – november ultra

Nuk kaloi shumë dhe mesazhet e mbështetjes filluan të vinin nga njerëz që donin ta ndihmonin 70-vjeçarin. Sonja filloi një fushatë GoFundMe që mblodhi rreth 35 mijë dollarë në pak se një ditë. Fondet erdhën nga e gjithë bota dhe fushata përfundoi me 1900 donatorë. Sonja vijoi:

Ti frymëzove botën me historinë tënde. Kaq shumë njerëz janë identifikuar me ju, nga Australia, Britania, Skocia… Ju e meritoni këtë. Do të kujdesem që gjithçka të shkojë në llogarinë tuaj, vetëm për ju.

Gjithçka që mund të bënte John ishte të buzëqeshte dhe të tundte kokën ndërsa dëgjonte reagimin e botës ndaj historisë së tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49611 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE