Vrau më shumë se 190 fëmijë, shuhet vrasësi serial kolumbian Luis Alfredo Garavito!

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrau më shumë se 190 fëmijë, shuhet vrasësi serial kolumbian Luis Alfredo Garavito!

Një nga vrasësit serialë më të këqinj të fëmijëve në botë, Luis Alfredo Garavito nga Kolumbia, i njohur gjithashtu si “Përbindëshi i Genovas”, ka ndërruar jetë gjatë vuajtjes së dënimit, në moshën 66-vjeçare. Garavito ka rrëfyer se kishte vrarë më shumë se 190 fëmijë.

I burgosur që nga viti 1999 pasi u arrestua për tentativë për rrëmbim fëmijësh, Luis ndërroi jetë si pasojë e patologjive të shumta. Së fundmi, mediat kolumbiane raportuan se ai vuante nga kanceri dhe leucemia. Luis Alfredo Garavito u dënua me 1853 vjet burg.

Por në përputhje me ligjin kolumbian u konfirmua se dënimi që duhej të vuante ishte 40 vjet, koha maksimale e lejuar nga drejtësia në atë kohë. I ndjeri pati rrëfyer se kishte vrarë fëmijë nga mosha 8 deri në 16 vjeç, kryesisht nga familje me të ardhura të ulëta, të cilët i rrëmbente duke u paraqitur si murg, person i pastrehë ose shitës ambulantë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49300 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE