Dy gra në pranga në Tiranë, morën peng një 46-vjeçare!

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy gra në pranga në Tiranë, morën peng një 46-vjeçare!

Morën peng dhe kanosën një 46-vjeçare me të cilën ishin konfliktuar për motive të dobëta, arrestohen dy gra. Në pranga ranë një 36-vjeçare nga Tirana dhe një 40-vjeçare nga Kamza, të cilat e kanosën dhe dy ditë më parë e detyruan të hynte forcërisht në automjetin e tyre në rrugën “Egnatia”.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, menjëherë pas njoftimit të marrë se dy shtetase, kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 46-vjeçare, si dhe e kishin kanosur atë për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj ngjarje, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3, u identifikuan dhe u vunë në pranga dy autoret e dyshuara, shtetaset A.Q., 40 vjeçe, banuese në Kamëz dhe E.L., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, më datë 12.10.2023, në rrugën “Egnatia”, kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur një 46-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48900 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE