Një tjetër tërmet i fortë në Afganistan, i katërti brenda pak kohësh me magnitudë 6.3!
Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ka goditur Afganistanin perëndimor. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se lëkundjet e tokës u ndjenë në orët e para të kësaj të diele.
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 6 kilometrash me epiqendër në veri-veriperëndim të Heratit.
Deri më tani nuk raportohet për viktima dhe dëme, në një zonë tashmë pika kryesore e lëkundjeve.
Ky është tërmeti i katërt me këtë magnitudë të fortë, pasi tre tërmete të tjera në ditët e mëparshme kanë qenë po të njëjtës magnitudë.
I pari u shënua më 7 tetor, pastaj u pasua me një tjetër 30 minuta më vonë po me magnitudë 6.3, të cilat lanë mijëra të vdekur. Lëkundjet e forta të tokës u ndjenë sërish më 11 tetor dhe o katërti u shënua sot.
Pasojat e lëkundjeve mbeten të rënda jo vetëm në jetë njerëzish. Dëmet mbeten të shumta, pasi ndërtesat janë shkatërruar, ndërkohë paslëkundjet me një magnitudë të lartë kanë rënduar më tepër situatën.