Cili është banori i radhës i eliminuar nga ‘BBV2’?

vovalbania January 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cili është banori i radhës i eliminuar nga ‘BBV2’?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Vetëm pak më parë gjatë ‘Prime-it’ të mbrëmjes së sotme, publiku vendosi të largojë nga shtëpia e Big Brother Vip 2, Ronaldo Sharkën. Luizi, Olta, Efi, Ronaldo dhe Kristi ishin 5 nga banorët që dolën në nominim që javën e kaluar, por nominimi u shty për shkak të skualifikimit të Kejvina Kthellës.

Ronaldo dhe Efi u përplasën ashpër me Oltën në hyrje të këtij spektakli. Ronaldo u shpreh se Olta ka qenë më e diferencuar në ditëlindjen e Kiarës, ndërsa kjo gjë u kundërshtua nga Olta. Sipas Ronaldos, Olta përcjell energji negative në shtëpi. Ky koment krijoi debat.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49501 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE