Mot i paqëndrueshëm në vend, njihuni me parashikimin për sot!

vovalbania October 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mot i paqëndrueshëm në vend, njihuni me parashikimin për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa, me origjinë veriperëndimore.

Në orët e para të 24 orëshit kemi mot të vranët e me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas priten alternime vranësirash deri të dendura e kthjellime. Në momentin e vranësirave të dendura, parashikohen reshje shiu të dobëta e afatshkurtra në zonën e qendrës dhe kryesisht atë të jugut.

Parashikohet mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut, kryesisht në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive e me shpejtësi 12-16 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë  i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
17/25
Re shi diell

Kukës
6/19
Re shi diell

Lezhë
15/25
Re shi diell

Dibër
7/20
Re shi diell

Durrës
18/26
Re shi diell

Tiranë
18/25
Re shi diell

Elbasan
17/26
Re shi diell

Berat
14/26
Re shi diell

Vlorë
17/25
Re shi diell

Korçë
6/20
Re shi diell

Gjirokastër
11/26
Re shi diell

Sarandë
17/24
Re shi diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE