Wanda Nara i futet botës së muzikës!

vovalbania October 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Wanda Nara i futet botës së muzikës!

Bashkëshortja e Mauro Icardit Wanda Nara do të nisë një karrierë të re si artiste solo. Deri më sot 36-vjeçarja ka punuar si modele, agjente futbolli dhe së fundmi si prezantuese televizive. Ajo prezantoi versionin argjentinas të ‘Celebrity Masterchef’, por tani po e kthen vëmendjen te muzika.

Sipas Big Bang News, Wanda së fundmi ka vizituar atdheun e saj për të eksploruar një projekt të ri muzikor. Ata pretendojnë se ajo do të përfaqësohet nga Maxi El Brother, i cili ka punuar edhe me këngëtarin argjentinas, L-Gante.

Në fillim të këtij viti, L-Gante pretendoi se kishte pasur një lidhje romantike me Wanda, lajm ky që u mohua kategorikisht nga bukuroshja. Icardi nga ana tjetër duket se po shijon jetën në Stamboll përkrah Nara-s. Mauro ka shënuar 12 gola në 14 ndeshje këtë sezon, duke përfshirë një në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Manchester United.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE