Deklaratat e Macron-it për vizat e Kosovës, aludime për pezullim/Çfarë tha Macron në Tiranë?

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deklaratat e Macron-it për vizat e Kosovës, aludime për pezullim/Çfarë tha Macron në Tiranë?

Mediat po i bëjnë jehonë një deklarate në Tiranë të presidentit francez për vizat e Kosovës. Në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama, Emmanuel Macron tha se “Franca bëri një gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovën”.

Dua ta them shumë qartë: ne bëmë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. Sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin.

Nga disa media në Kosovë dhe në vendin tonë u raportua se Macron tha se Franca ka pezulluar vendimin për liberalizimin e vizave. Lidhur me deklaratën, agjencia franceze e lajmeve AFP, u shpreh se me këtë “ai kërcënoi Kosovën me zhbërje të vendimit të vizave”. Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Në Tiranë, shefi i Elizesë foli edhe për situatën politike mes Kosovës e Serbisë.

Emmanuel Macron pret që Aleksander Vuçiç t’i dënojë në mënyrë të prerë sulmet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit kundër Policisë së Kosovës, me pasojë vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Në Tiranë ku doli në një konferencë shtypi me kryeministrin Rama, presidenti i Francës tha se ka ndjekur tensionet Kosovë-Serbi dhe vuri në dukje se është përgjegjësi e të dyja palëve që të ndërmarrin hapa për shtensionimin e situatës.

Ndërkaq, kryeministri Rama theksoi se shqiptarët në rajon janë në ditët e tyre më të mira, por siç tha “Kosova e ka futur veten në një kurth”. Sipas tij do të ishte dramatike të humbiste të drejtën për të hyrë në BE. Rama theksoi se të dyja palët kanë një plan, ai franko-gjerman, që është më i miri që mund t’i ndodhë Kosovës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49851 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE