Kur dhimbja e vazhdueshme e kërthizës bëhet e rrezikshme…

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kur dhimbja e vazhdueshme e kërthizës bëhet e rrezikshme…

Disa organe tonat, të cilat mund të duken të vogla në pamje të parë në fakt kanë një ndikim të madh në organizëm. E tillë është edhe kërthiza. Në përgjithësi nuk i kushtoni vëmendje, deri në momentin që keni dhimbje në atë zonë. Nëse dhimbja nuk pushon pas pak minutash, por fillon e bëhet edhe më intensive atëherë ajo mund të jetë shenjë e disa problematikave të caktuara shëndetësore. Nëse dhimbja shoqërohet me ethe, gjakderdhje, mungesë urinimi, etj duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut.

Sëmundja Crohn është një sëmundje inflamatore e sistemit tretës dhe shkakton dhimbje therëse në zonën e kërthizës sidomos pas ngrënies. Megjithatë kjo sëmundje shoqërohet edhe me simptoma të tjera si diarre të rënda, lodhje dhe humbje peshe. Shkaku i sëmundjes Crohn është i panjohur, por sistemi imunitar i dobët dhe faktori genetik presupozohen të jenë ndër shkaqet kryesore të saj.

Ushqimet e skuqura dhe abuzimi me erëzat janë shkaktarët më të zakonshëm të dispepsisë. Si rrjedhojë keni dhimbje të përqendruar kryesisht në zonën e kërthizës, fundit të barkut dhe gazra. Gurët në tëmth nga ana tjetër depërtojnë në një kanal ose direkt në fshikëzën e tëmthit duke shkaktuar bllokim të tij, që çon në dhimbje të kërthizës të padurueshme.

Shumë prej jush as që e përfshijnë në kujdesin e higjienës personale pastrimin e përditshëm të kërthizës. Por nëse nuk e dini për këtë ju vjen në ndihmë një top pambuku me alkool. Pavarësisht dyshimeve që mund të keni, kjo metodë është një ndër metodat më të mira natyrale për të trajtuar kollën e thatë, ftohjen, simptomat pre/postmenstruale dhe dhimbjet e muskujve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49315 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE