Dënimi i sulmeve terroriste nga Hamasi, Shqipëria abstenon pr/rezolutën e Rusisë në OKB!

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dënimi i sulmeve terroriste nga Hamasi, Shqipëria abstenon pr/rezolutën e Rusisë në OKB!

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Shqipëria abstenoi sa i përket projekt-rezolutës së paraqitur nga Rusia sepse teksti nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi. Kështu njofton sot Misioni i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në një postim në X, shkruhet:

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin e shumë prej nevojave urgjente dhe kritike në terren, duke përfshirë situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve kudo!

Lufta Hamas-Izrael vazhdon me sulme të reja në Gaza dhe viktima të tjera. Të paktën 54 persona, përfshirë gra e fëmijë, u vranë dhe dhjetëra u plagosën gjatë natës në territorin e kontrolluar nga militantët palestinezë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bisedoi në telefon me presidentin rus Vladimir Putin dhe njoftohet se i tha se janë të vendosur që të shkojnë përpara derisa Hamasi të shkatërrohet.

Presidenti amerikan, Joe Biden nesër udhëton për në Izrael e do të takohet me Benjamin Netanyahun, duke u ndalur gjithashtu në Jordani, ku do të ketë takime me Mbretin Abdullah, si dhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Abu Mazen. Ndërkaq, janë zgjedhur 2 mijë ushtarët amerikanë që po përgatiten të mbështesin Izraelin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH kërkon që ndihma të shkojë në Gaza brenda 24 orëve ose do të ketë një katastrofë. Të huajt dhe palestinezët me shtetësi të huaj do të mund të dalin nga Gaza përmes vendkalimit të Rafahut me Egjiptin. Ushtria izraelite njofton se kreu i inteligjencës, si dhe ai i Këshillit Politik të Hamasit u vranë në sulmet e ndërmarra. Ndërkaq, numri një i Shin Betit, sigurisë së brendshme izraelite, Ronen Bar, pranoi përgjegjësinë e tij për sulmin e pësuar më 7 tetor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49780 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE