Dita e 85-të e luftës në Lindjen e Mesme/Katari: Hamasi gati për bisedime!

vovalbania December 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita e 85-të e luftës në Lindjen e Mesme/Katari: Hamasi gati për bisedime!

Trupat tokësore izraelite njoftuan se vranë “dhjetëra terroristë” në qytetin e Gazës, duke përfshirë 15 të ekzekutuar nga Forcat Ajrore, siç njoftuan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF). Trupat tokësore eliminuan gjithashtu një celulë terroriste në lagjen Shejaiya të qytetit të Gazës, së bashku me një “terrorist të armatosur me granatahedhës”.

SHBA, presidenti Biden miratoi shitjen urgjente të armëve në Izrael

Për të dytën herë këtë muaj, administrata Biden anashkaloi Kongresin dhe miratoi shitjet emergjente të armëve me vlerë 147.5 milion dollarë për Izraelin. Vendimi u mor “për shkak të urgjencës së nevojave të Izraelit”, siguria e të cilit përkufizohet si “jetike për interesat amerikane”.

Hamasi: Asnjë lirim pengjesh përderisa luftojmë

Një udhëheqës i Hamasit, Osama Hamda, tha se “nuk mund të flitet për lirim të pengjeve izraelite, për sa kohë që luftimet vazhdojnë në Gaza”.

Katari: Hamasi është gati të rifillojë bisedimet për lirimin e pengjeve

Ndërmjetësuesit e Katarit i thanë Izraelit se Hamasi “ka rënë dakord në parim” për të rifilluar bisedimet për lirimin e rreth 40 pengjeve të mbajtur në Gaza, në këmbim të një ose dy javëve pauze në luftime. Lajmin e bën të ditur gazeta Walla që citon tre zyrtarë izraelitë.

Në qendër të bisedimeve do të ishte një propozim i paraqitur disa javë më parë nga kreu i agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad, David Barnea, gjatë një takimi me numrin një të CIA-s amerikane, Bill Burns, si edhe me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abd al-Rahman al-Thani.

Propozimi përfshin lirimin e rreth 40 pengjeve, mes tyre gra, burra mbi moshën 60 vjeç dhe njerëz që kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor. Në këmbim, shteti hebraik do të ndalonte operacionet ushtarake në Gaza për një javë ose edhe dy, duke liruar një numër palestinezësh që janë mbajtur në burgjet izraelite.

Lufta Izrael-Hamas, vijon prej 7 tetorit. Izraelitët kanë zgjeruar ofensivën në Gaza ku numri i viktimave palestineze ka shkuar në rreth 21 mijë, shumica gra e fëmijë. Izraeli zotohet të mos ndalet, pa shkatërruar Hamasin, grupin radikal palestinez që sulmoi i pari e që është shpallur “organizatë terroriste” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Sot është dita e 85-të e luftës në Lindjen e Mesme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE