Pamje ekskluzive nga premiera e “Në kuadër të dashurisë” në Shkodër!

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pamje ekskluzive nga premiera e “Në kuadër të dashurisë” në Shkodër!

Shkodranët i kanë rezervuar një pritje madhështore premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”, filmit të prodhuar nga TopMedia. Kinema “Milenium” ishte shumë e vogël dhe artdashësit shkodranë pritën në rrugë aktorët dhe protagonistin kryesor Luiz Ejllin.

Për të ndjekur filmin, ishin të pranishme edhe figura të qytetit mes tyre edhe “Mjeshtrit e Mëdhenj”, Zyliha Miloti, Besnik Cinari dhe Frederik Ndoci. Ky i fundit së bashku me Luizin kënduan së bashku për publikun shkodran.

Më 16 Tetor filmi pati premierën në Shkodër dhe në datë 18 “Në kuadër të dashurisë” ‘udhëton’ edhe në Kosovë. Të gjithë qytetarët në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, nga data 18 Tetor do të mund ta ndjekin filmin në kinematë Cineplexx, Cinestar, Cinemarine, Kino Hyrije Hana. Ndërkohë më poshtë mund të shihni disa pamje nga premiera e mbajtur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel Films (@topchannelfilms)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE