Rikthehet frika, një terrorist ende në arrati vrau dy suedezë në Bruksel/Belgjika në alarm!

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rikthehet frika, një terrorist ende në arrati vrau dy suedezë në Bruksel/Belgjika në alarm!

Kthehet frika e sulmeve terroriste në Europë. Në Bruksel, një person që thërriti “Allah Akbar” vrau dy persona në qendër të kryeqytetit belg, ndërsa bëhet e ditur se një tjetër është në gjendje të rëndë. Viktima të të shtënave me armë zjarri kallashnikov mbetën dy shtetas suedezë. Kujtojmë se në muajt qershor e korrik, Kurani u përdhos publikisht dy herë në Suedi.

Në të gjithë Belgjikën po punohet për kapjen e agresorit që vijon në arrati. Eshtë fjala për shtetasin tunizian Lassoued Abdeslam, një azilkërkues. Ndërkaq, hetimi i është besuar prokurorisë belge kundër terrorizmit. Në Bruksel u aktivizua niveli më i lartë i alarmit.

Lassoued Abdeslam ka lindur në vitin 1978 e që nga 2019-ta jeton ilegalisht në Belgjikë, ndonëse ky informacion i dhënë nga mediat, nuk konfirmohet zyrtarisht nga autoritetet. 45-vjeçari ka pranuar lidhjen me ISIS-in.

Në tetor të 2020-ës, Lassouedit iu refuzua kërkesa për azil dhe më pas humbi nga “radari” i autoriteteve belge, ndaj nuk u arrit të gjurmohej për të organizuar riatdhesimin e tij. Ai kurrë nuk qëndroi në një qendër pritjeje federale e për rrjedhojë urdhri për t’u larguar nga vendi i lëshuar në mars të vitit 2021, nuk ishte efektiv.

Por, ka qenë person i njohur për shërbimet federale të inteligjencës për radikalizimin e tij islamik. Megjithatë, ky informacion mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht. Mësohet se Lassoued Abdeslam banonte në Schaerbeek, një lagje e kryeqytetit që është ndër më të populluarat nga komunitetet turke e afrikano-veriore. Banesa ku ka jetuar iu nënshtrua kontrolleve policore.

Për arsye sigurie, mësohet se Franca ka forcuar kontrollet kufitare me Belgjikën pasi agresori mund të tentojë të kalojë në territor francez. Lajmin e konfirmoi Parisi zyrtar. 45-vjeçari u arratis me një scooter. Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket i veshur me një xhup ngjyrë portokalli e në kokë kishte një kaskë të bardhë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48762 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE