“99 goditje me kamxhik se përqafoi një grua”, ambasada e Iranit tregon si qëndron e vërteta e dënimit të Ronaldos

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“99 goditje me kamxhik se përqafoi një grua”, ambasada e Iranit tregon si qëndron e vërteta e dënimit të Ronaldos

Ditët e fundit ka pasur shumë raportime rreth Cristiano Ronaldos. Shkak për këtë ishin raportimet e mediave se superylli do të dënohet me 99 goditje me kamxhik sapo të shkelë në tokën iraniane.

Kjo për arsye se portugezi përqafoi një grua në udhëtimin e tij të fundit në Iran. Kjo konsiderohet tradhti bashkëshortore në këtë vend mysliman dhe mediat kanë dhënë versione të ndryshme, duke aluduar edhe në një nisje zyrtare të hetimeve rreth kësaj çështje.

Por, ambasada iraniane në Spanjë tani ka hedhur poshtë të gjitha raportet dhe ka folur qartë rreth kësaj situate duke mohuar se ka pasur një vendim të gjykatës për këtë çështje.

“Ne mohojmë rreptësisht se ka pasur një vendim gjykate kundër një atleti ndërkombëtar në Iran”, njofton Ambasada e Iranit në rrjetet sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50734 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE