Së shpejti akrepat e orës do të lëvizin prapa, si do të ndikojë kjo në gjendjen tuaj fizike dhe mendore…

vovalbania October 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Së shpejti akrepat e orës do të lëvizin prapa, si do të ndikojë kjo në gjendjen tuaj fizike dhe mendore…

Natën midis 28 dhe 29 tetorit akrepat e orës do të lëvizin një orë pas. Meteoropatia ose çrregullimi afektiv sezonal manifestohet në mënyrë ciklike me simptoma si ndryshime në humor, përgjumje dhe lodhje që shfaqen gjatë ndryshimeve sezonale, veçanërisht në muajt e vjeshtës dhe dimrit, ndërsa më pas përmirësohen me afrimin e pranverës. Dihet se çdo person ka orën e tij të brendshme, ndaj duhet një kohë e caktuar për të krijuar zakone të reja.

Shumë njerëz, veçanërisht punonjësit, janë të vetëdijshëm se kalimi në orarin dimëror do të thotë se ata vështirë se do ta shohin dritën e ditës gjatë ditëve të punës dhe kjo është një tjetër pasojë negative e ndërrimit të orës. E gjitha kjo ndikon negativisht në psikikën por edhe në shëndetin tonë, sepse dielli është një burim i rëndësishëm i vitaminës D. Më të rrezikuarve do t’u duhen të paktën dy javë për t’u kthyer në normalitet dhe për të kapur një bioritëm të ri që do t’u përshtatet atyre.

Përqendrohuni në gjërat pozitive të kohës në të cilën jeni. Në vend që të ndaleni te vështirësitë me të cilat po përballeni për shkak të ndryshimit të stinës, fokusohuni te mundësitë që ju ofron kjo periudhë e vitit. Përshembull, në verë, ne mund të shmangim të menduarit vazhdimisht për temperaturat e larta duke marrë zakonin e mirë për të vrapuar në orët e vona të pasdites. Kultivoni miqësi të vërteta. Kur po kaloni një periudhë të vështirë, mos e izoloni veten. Vazhdoni të jeni në shoqërinë e miqve dhe të afërmve tuaj dhe vështirësitë tuaja momentale do të zhduken në moment.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE