Lufta në Ukrainë, sulme vdekjeprurëse ruse në Zaporizhja!

vovalbania October 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, sulme vdekjeprurëse ruse në Zaporizhja!

Lufta në Ukrainë, gjatë natës Rusia shënjestroi me raketa Zaporizhjën. Disa prej tyre goditën një godinë të banuar në qytetin jugor, duke vrarë dhe plagosur një numër personash. Presidenti Volodymyr Zelensky dënoi sulmin e tha se “terrori rus duhet të humbë”.

Anatoliy Kurtev, ushtrues i detyrës së kryebashkiakut të Zaporizhjës shkroi në Telegram se gjashtë shpërthime goditën qytetin, pasi guvernatori rajonal urdhëroi aktivizimin e alarmeve paralajmëruese për sulme ajrore.

Shpërthimi shkatërroi katin e tretë, të katërt e të pestë. 50 banorë u evakuan.

Në Fecebook, Zelensky shkroi:

Raketat e terroristëve sulmuan qytetin, infrastrukturën dhe një ndërtesë banimi. Tetë banesa u shkatërruan. Ka të vrarë e të plagosur. Shumë njerëz janë nën rrënoja.

Të paktën tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur. Alarme për sulme ajrore u dhanë edhe në Dniporpetrovsk, Herson e Mikolajiv.

Që kur ka nisur pushtimin e Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, vazhdimisht Rusia ka shënjestuar nga ajri qytetet ukrainase duke vrarë e plagosur civilët dhe shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë e në rrjetin e energjisë.

Ndërkaq, Moska pretendon se ka zmbrapsur sulme me dronë nga Ukraina në Krimenë e pushtuar e në dy rajone ruse. Ministria e Mbrojtjes tha se forcat e Moskës rrëzuan 28 dronë që sulmuan rajonet Kursk e Belgorod, si dhe Krimenë.

Një ditë më parë, presidenti ukrainas tha se Ukraina përdori sistemin e raketave taktike të njohur si ATACMS e që është i prodhimit amerikan. Këtë e bëri në sulmet që shkatërruan nëntë helikopterë ushtarakë rusë, një depo municionesh e një sistem të mbrojtjes ajrore.

Sulmet ukrainase të 17 tetorit goditën bazën ajrore në Berdjansk dhe në Luhansk, që aktualisht janë nën pushtimin rus.

Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase konfirmon se luftime të ashpra po zhvillohen në qytetin Avdijvka, në veri të Donjeckut. Ukraina deklaron se ka zmbrapsur sulme ruse në qarkun Bahmut Shahtar, në drejtim të Donjeckut.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE