U shfaq në program si opinioniste, Zhaklin Lekatari zbulon raportin me Kiarën dhe Luizin

vovalbania October 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U shfaq në program si opinioniste, Zhaklin Lekatari zbulon raportin me Kiarën dhe Luizin

Zhaklin Lekatari ka folur për herë të parë për raportin me Kiara Titon, pasi u shfaq në programin e saj si opinioniste.

Në MCN, ajo deklaroi se raportet mes tyre kanë qenë korrekte, dhe nuk kanë pasur asnjë diskutim për përplasjet në të kaluarën, shkruan Vip Magazine.

“Unë mora një ftesë për të qenë opinioniste në episodin e parë të DWTS Fan Club dhe sigurisht që e pranova. Nuk kisha pse të mos e pranoja. Patëm një marrëdhënie shumë

korrekte, profesionale. Pa zhvillime në prapaskena. Nuk patëm kohë dhe as dëshirë as unë, as ajo që t’i riktheheshim ngjarjeve të së kaluarës”.

Zhaklin foli edhe për raportin me partnerin e Kiarës, Luizin.

“Ndërsa me partnerin e Kiarës, nuk kam pasur marrëdhënie që pas BBV dhe nuk ma merr mendja që do kem. Unë jam njeri që i qëndroj besnik vetes dhe mendimeve të mia”.

Pyetur për lajmet që qarkullojnë se mund të jenë të dy opinionistë në BBV 3, ajo tha se në këtë rast marrëdhëniet do jenë profesionale.

“Mund të na përballë televizioni por prapë do kemi marrëdhënie profesionale. Aty në kolltuk”./Vip-magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE