Ambasada britanike në Shqipëri me njoftim të rëndësishëm për vizat!

vovalbania October 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ambasada britanike në Shqipëri me njoftim të rëndësishëm për vizat!

Krahas qendrës së aplikimit për viza në Tiranë, nga dita e djeshme janë 100 takime për viza mund të caktohen çdo muaj në veri të vendit tonë. Londra zyrtare zotohet të vazhdojë të mbështesë qytetarët, përfshirë të rinjtë dhe bizneset në veri të Shqipërisë përmes projektit “Perspektiva të reja”.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Britanisë së Madhe, në një postim në rrjetet sociale ku thekson:

Nëse doni të udhëtoni, punoni dhe studioni në Mbretërinë e Bashkuar, ju duhet ta bëni këtë në mënyrë të ligjshme, duke aplikuar për vizë. Qeveria britanike do të vazhdojë të mbështesë qytetarët, përfshirë të rinjtë dhe bizneset në veri të Shqipërisë përmes projektit “Perspektiva të reja”.

Sipas selisë diplomatike britanike, qytetarët duhet të caktojnë një takim e nëse jo, nuk do t’u lejohet të hyjnë. Po ashtu është menduar që kthimi i pasaportave të bëhet me postë e pa kosto, për të shmangur udhëtimet fizikisht drejt Tiranës.

Klientëve në veri do t’u sigurohet shërbimi i kthimit të pasaportave me korrierë, pa pagesë. Kjo është për të minimizuar shqetësimin për klientët, të cilëve në kushte të tjera do t’u duhej të udhëtonin drejt Tiranës për të marrë pasaportën e tyre. Koha e pritjes së vendimit për vizën standard të vizitorit është tre javë apo 15 ditë pune. Kjo përfshin gjithashtu edhe ata që aplikojnë për një vizë tranzit ose për një vizë afatshkurtër studimi.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE