Akuzat për abuzim në tendera dhe shpërdorim detyre, Edison Memolla mbërrin në SPAK

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzat për abuzim në tendera dhe shpërdorim detyre, Edison Memolla mbërrin në SPAK

Ashtu sikurse Top Channel raportoi ekskluzivisht dy ditë më parë, kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion.

Këtë të enjte, Memolla u paraqit në SPAK. I pyetur nga Top Channel, ai nuk pranoi të tregojë për çfarë dëshmoi sot.

Gazetarja Anila Hoxha raportoi më herët se Memolla po hetohet pas denoncimeve se ka abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.

Nën hetim nga SPAK mësohet se është edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, që po ashtu dyshohet se ka abuzuar me tenderat.

Disa kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë përfunduan të pandehur gjatë këtij viti sidomos për tenderat, si të denoncuar jo vetëm nga KLSH-ja por edhe të referuar nga prokuroritë e zakonshme që ja përcollën kompetencën SPAK.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49829 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE