Aktorët dhe stafi i filmit “Në Kuadër të Dashurisë” mblidhen në kinemanë Cineplexx në Prishtinë!

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorët dhe stafi i filmit “Në Kuadër të Dashurisë” mblidhen në kinemanë Cineplexx në Prishtinë!

“Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media udhëtoi në Kosovë këtë të mërkurë, pas premierave në Tiranë, Shkodër dhe Korçë. Ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.

Të gjithë qytetarët në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, tashmë do të mund ta ndjekin filmin në kinematë Cineplexx, Cinestar, Cinemarine, Kino Hyrije Hana. Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe energji pozitive. Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin.

Po ashtu “Në Kuadër të Dashurisë” pati premierën dhe në qytetin e Korçës ku interesi vazhdon të jetë i madh. Nga 26 Tetori, tashmë “Në Kuadër të Dashurisë” shkon dhe në Shkup.  Por jo vetëm kaq, nga data 11 Nëntor, “Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet në Cineplexx në Selanik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE