Elvis Pupës i ndodh incidenti i papritur gjatë provave të DWTS

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elvis Pupës i ndodh incidenti i papritur gjatë provave të DWTS

Këtë të premte pritet një tjetër show magjik, me personazhe të famshëm që do të ngjiten në skenë për të sjellë performanca tepër të veçanta.

Të gjithë konkurrentet i dedikojnë kohën e tyre provave gjatë gjithë javës, për të sjellë kërcime të mrekullueshme në skenë.

Ndërkohë që herë pas here janë vënë re incidente të vogla, këtë javë ka qënë radha e Elvis Pupës të përballet me një incident.

Teksa ka qenë në prova, duke kërcyer me Jorin, atij i janë grisur pantallonat, skenë që është shoqëruar me të qeshura.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/10/download.mp4

Kujtojmë që Elvis Pupa erdhi ndryshe mbrëmjen e dytë të “Dancing With The Stars”. Së bashku me partneren e tij, Jorën, sollën në skenë një vals vienez.

Çifti kërceu nën ritmet e këngës së Ylli Limanit, “Kur të kujtohet”. Sipas jurisë, Visi realizoi një performancë më të mirë se javën e kaluar, por duhet të “mos jetë i varur nga partnerja”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49064 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE