Shteti që përdor më së shumti Instagramin…

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shteti që përdor më së shumti Instagramin…

Rrjeti social Instagram ka shënuar rritje të konsiderueshme në Turqi. Pas Indisë, Turqia u bë vendi i dytë më aktiv me 153.6 milionë llogari aktive. Instagram është bërë një nga platformat e mediave sociale më të përdorura në botë. Sipas një raporti të publikuar nga një portal i specializuar për vlerësimin e faqeve të internetit, Turqia ka qenë ndër vendet me shkallën më të lartë të përdorimit të Instagramit që nga fundi i shtatorit.

India kryeson listën me 263.3 milionë llogari, e ndjekur nga Turqia me 153.6 milionë llogari dhe Brazili me 119.6 milionë llogari aktive. Instagram ka më shumë se 12.8 miliardë përdorues aktivë mujorë, me 500 milionë njerëz që aksesojnë aplikacionin çdo ditë. Gratë përbëjnë 47,2% të përdoruesve, meshkujt 52,8%, ndërsa 70% e përdoruesve janë nën 35-vjeç. Grupmosha 25-34 vjeç shpenzon më shumë kohë në platformë, mesatarisht 32 minuta në ditë.

Rikujtojmë, se opsioni i “miqve të ngushtë” në Instagram të jep mundësinë të ndash përmbajtje, vetëm me njerëzit që zgjedh dhe jo me të gjithë ata që të ndjekin. Ky opsion i veçantë ju jep më shumë privatësi, por edhe ndërveprim vetëm me njerëzit që keni zgjedhur. Duke parë që “miqtë e ngushtë” e kanë të drejtën e tyre në aplikacion, Instagrami vendosi të na dhurojë një veçori të re. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49814 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE