Love Island Albania/ “Nuk dua fjalë”, Xhesika refuzon premtimin e Denisit ndaj saj!

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Love Island Albania/ “Nuk dua fjalë”, Xhesika refuzon premtimin e Denisit ndaj saj!

Nuk kanë qenë ditë aspak të qeta këto të fundit për Denisin dhe Xhesikën, teksa ishullorët e “Love Island Albania” kanë përpjekur të sqarojnë keqkuptimet që kanë pasur me njëri-tjetrin, me Denisin që ka pasur edhe një kërkesë.

Kështu, ai i ka kërkuar Xhesikës, që të ti bëjnë një premtim njëri-tjetrit: “Dua që çfarë do lloj gjëje që do ndodhi, do ti japim njëri-tjetrit 24 orë kohë që të shpjegohemi.”

Kjo ka qenë kërkesa e Denisit, megjithëse, Xhesika është dyshuese dhe mendon që ky premtim është thjesht një paralajmërim nga ana e tij, i cili sipas saj ende që do të futet në ‘Folenë e dashurisë’, me Xhesjanën. Kujtojmë që më herët ai vendosi të refuzonte kërkesën e produksionit, për të shkuar në “Folenë e Dashurisë”, ndërsa Xhesjana ka zgjedhur të shkojë me Xhulianon.

Ndërkohë Xhesika, duke u menduar për kërkesën e Denisit, i tha:” Nuk dua premtime, ti duhet të bësh gjërat që të kam kërkuar unë.”

Denisi tashmë mendon se këto gjëra ajo po i bën nga inati dhe hakmarrja dhe marrëdhënia mes tyre duket se vërtetë është në ditët më të vështira.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49778 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE