Shuhet ylli i filmit “Rocky”, Burt Young!

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet ylli i filmit “Rocky”, Burt Young!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Burt Young, i njohur për rolin e tij si Paulie Pennino në filmi “Rocky”. Vdekja e yllit të nominuar për “Oscar” u konfirmua nga vajza e tij, Anne Morea Steingieser, për New York Times. Shkaku i saktë i vdekjes së aktorit ende nuk është zbuluar. Young pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Hollywood dhe luajti në mbi 160 projekte filmike dhe televizive.

Përpara se t’i futej botës së kinematografisë, Burt shërbeu me Trupat Detare të Shteteve të Bashkuara nga 1957 deri në 1959. Një nga rolet e tij të para ishte në vitin 1969 kur ai luajti në serialin televiziv të quajtur “The Doctors”. Ai është gjithashtu i njohur për punën në filma si “Chinatown” (1974)me Jack Nicholson dhe Faye Dunaway si dhe ‘Once Upon a Time In America”.

Burt, emri i vërtetë i të cilit është Gerald Tommaso DeLouise u rrit në Queens, New York. Roli i tij i parë i merituar ishte në filmin e vitit 1970 me titull, “Carnival Of Blood”, ku ai trajtoi karakterin e Gimpy. Burt vazhdoi të luajë më vonë në projekte të ndryshme, por arriti famën kur luajti personazhin e Paulie, vëllait të Adrianit luajtur nga Talia Shire, në gjashtë nga filmat “Rocky”.

Për interpretimin e tij në “Rocky” (1976), Young mori një nominim për një çmim “Oscar” për aktorin më të mirë dytësor. Gjatë karrierës së tij, Young pati mundësinë të largohej nga kamera dhe të shijonte kohën me produksionet skenike. Ai shkroi dy shfaqje skenike, të tilla si “SOS”, si dhe një roman historik që titullohet, “Endings”. Burt ishte gjithashtu një piktor dhe disa nga veprat e tij u shfaqën në filmin e vitit 2006, Rocky Balboa.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE