OKB thotë se palestinezët po kthehen në veri të Gazës!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
OKB thotë se palestinezët po kthehen në veri të Gazës!

Një zëdhënëse e Zyrës për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara tha se ka sinjale të reja që disa palestinezë, që fillimisht ishin zhvendosur në jug pas urdhrit izraelit për evakuim, po kthehen në shtëpitë e tyre, pasi Izraeli po kryen sulme ajrore edhe në jug të Rripit të Gazës. Duke folur për gazetarët, Ravina Shamdasani u shpreh:

Ne mbetemi shumë të shqetësuar që sulmet e ashpra ajrore të forcave izraelite në mbarë Gazë kanë përfshirë edhe jugun. Sulmet, të kombinuara me kushtet e rënda të jetesës në jug, duket se kanë shtyrë disa që të kthehen në veri, pavarësisht se në atë zonë po vazhdojnë bombardimet e ashpra.

Shamdasani vuri në dukje se Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së ka dëgjuar informacione se njerëzit po presin që të kthehen në veri, përfshirë dëshminë e një palestinezi i cili u shpreh: “më mirë të vdes në shtëpinë time”.

Pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, autoritetet izraelite rrethuan Gazën dhe urdhëruan banorët në veri të territorit të zhvendoseshin në jug. Në vijim të urdhrit për evakuim, mbi 1 milion palestinezë janë zhvendosur në jug të Rripit të Gazës, por edhe në këtë zonë është raportuar për sulme të vazhdueshme ajrore izraelite.

Izraeli është zotuar se do të kryejë pushtim tokësor të Gazës për të zhdukur militantët palestinezë të Hamasit.

“Kamionët me ndihma duhet të lëvizin drejt Gazës sa më shpejt që të jetë e mundur”, – tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Këto komente, numri një i OKB-së i bëri në Rafah, që është pikëkalimi i vetëm që lidh Egjiptin me Rripin e Gazës. Guterres apeloi që një numër i madh i kamionëve të hyjnë në Gaza çdo ditë, duke shtuar se verifikimi i ndihmës duhet të bëhet në një mënyrë praktike e  të shpejtë.

Ne në mënyrë aktive po angazhohemi me të gjitha palët që të sigurohemi që hiqen ndalesat për dërgimin e ndihmës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE