Megaoperacioni “Tempulli”, shkon në 99 numri i të arrestuarve!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Megaoperacioni “Tempulli”, shkon në 99 numri i të arrestuarve!

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”. Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, tashmë shkon në 99 numri i të prangosurve në kuadër të këtij operacioni në kryeqytet. Dy të arrestuarit janë të moshave 27 e 54-vjeç.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: J.H., 27 vjeç dhe K.L., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.   Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacionit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, një armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, tre motomjete, 30 mijë euro, 6 mijë paund, 4 milion e 500 mijë lekë dhe 12 targa automjetesh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50479 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE