Prokuroria e Elbasanit i kalon SPAK-ut dosjen ndaj Laert Haxhisë!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prokuroria e Elbasanit i kalon SPAK-ut dosjen ndaj Laert Haxhisë!

Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë për hetimin e dosjes së grupit kriminal të Laert Haxhisë, pasi akuza ndaj tij dhe të pandehurve të tjerë është për “grup të strukturuar kriminal”. Prokuroria e Elbasanit në këto kushte i ka kaluar dosjen për kompetencë Prokurorisë Speciale Antikorrupsion, SPAK.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbi bazën e materialit hetimor të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr.1599, të vitit 2021, që bën fjalë për veprat penale të parashikuara nga nenet 78 e 25, dhe 278 të Kodit Penal. Si rezultat i hetimit në kuadër të këtij procedimi, ka dyshime të arsyeshme se personat nën hetim, janë autorë të vrasjes së shtetasit Alban Semaku, ngjarje e ndodhur në datë 17.10.2021 në Peqin.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera me metoda speciale të hetimit, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë janë autorë të disa ngjarjeve të rënda kriminale (vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me dhunë, sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, etj.) të ndodhura në periudhën kohore 2021-2023 në disa qytete të ndryshme te vendit si Elbasan, Tiranë, Lushnje, Tepelenë, Korçë dhe Durrës, për të cilat ka procedime të regjistruara nga prokuroritë përkatëse të juridiksionit të përgjithshëm, procedime që kanë kaluar për kompetence lëndore Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe janë bashkuar në një procedim të vetëm me Nr.1559 të vitit 2021 për veprat penale të parashikuara nga nenet 78 e 25, 78/a e 25, 78 e 22 e 25, 152 e 25, 80 e 25, 139 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Duke vlerësuar se në rastin konkret janë konsumuar elementet e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, , kemi çmuar të ri-vlerësohet çështja e kompetencës lëndore për këtë procedim penal. Më datë 18.10.2023 është vendosur deklarimi i moskompetencës lëndore për hetimin e procedimit penal nr.1559 të vitit 2021 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Kalimin e akteve për hetime të mëtejshme prokurorisë kompetente dhe konkretisht Prokurorisë së Posaçme Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Tiranë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE