Sondazhi i TAR/Si kanë ndryshuar çmimet këtë fundvit krahasuar me të kaluarin?!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/Si kanë ndryshuar çmimet këtë fundvit krahasuar me të kaluarin?!

Çmimet në Shqipëri që prej muajit nëntor janë rritur me 1.4 % më shumë se në vendet e Bashkimit Evropian. Ndryshe nga të dhënat e INSTAT mbi inflacionin që u raportua në 3.9% në muajin nëntor, Agjencia Evropiane e Statistikave thotë se në muajin e kaluar inflacioni në Shqipëri është rritur me 4.5%. Sipas metodës së EUROSTAT, çmimet nga muaj tetor në muajin nëntor u rritën me 0.4%. Ky është muaji i dytë pas tetorit, se kostoja e jetesës në Shqipëri po rritet më shumë se në BE, ku inflacioni mesatar atje vlerësohet 3.1%.

Ndikimin më të madh në këtë shtrenjtim të çmimeve sipas EUROSTAT, e ka dhënë grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me +7.7%, ndjekur nga argëtimi e kultura me 7.2% ndikuar edhe prej festave të nëntorit dhe grupi i tretë është shërbimi arsimor që u shtrenjtua me 4.7%.

Në lidhje me këtë situatë duke qenë se edhe festat e fundvitit kaluan, në faqen e WEB-it të Top Albania Radio është ngritur një sondazh me pyetjen “Si kanë ndryshuar çmimet këtë fundvit krahasuar me të kaluarin?!” dhe rezultatet janë si më poshtë:

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve Golden Globes ku shumë filma që arritën të merrnin goxha vëmendje gjatë vitit 2023 triumfuan dhe rrëmbyen çmime të shumta, ku mund të përmendim “Oppenheimer” i regjisorit të njohur Christopher Nolan me protagonist aktorin Cillian Murphy.  Në lidhje me këtë pyetja e re e sondazhit është “Mendoni se filmi “Oppenheimer” meritonte të rrëmbente 6 çmime në Golden Globes 2023?” Për të votuar kliko këtu!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE