U pushua nga puna si regjisore për shkak të DWTS, Anita: “Do ta ndjek ligjërisht”

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U pushua nga puna si regjisore për shkak të DWTS, Anita: “Do ta ndjek ligjërisht”

Një tjetër e ftuar sot në “Live from Tirana” në Top Albania Radio, ka qenë Arnita Beqiraj – një nga konkurrentet në gjysmëfinale në show-n e kërcimit “Dancing With The Stars”.

Ajo na rrëfeu emocionet e saj në këtë rrugëtim deri më tani, ndërsa u ndal edhe te humbja e pozicionit të punës si regjisore në RTSh.

Pjesë nga biseda: 

Javën e kaluar pate një kërcim me balerinin tend Enin dhe një me partnerin tend, Arbër Çepanin. Cila ka qenë vështirësia për ty?

Vështirësia qëndronte sepse ka qenë një javë që nuk kam qenë mirë. Nuk jam ushtruar dot si zakonisht dhe kishte shumë tension. Unë dhe Arbri jemi dy natyra të ndryshme. Ai kishte shumë tension dhe përveç emocioneve të mia, duhet të menaxhoja dhe të tijat. Por unë jam shumë e lumtur për atë performancë.

“Dancing With The Stars” në një pikë ka interferuar me punën e Arnitës dhe ajo ka humbur pozicionin e saj si regjisore në RTSH. Çfarë ka Arnita për të thënë mbi këtë?

Po, kjo është e vërtetë. Nuk mendoj që ka qenë vetëm prej “Dancing With The Stars”. Unë kam pasur një situatë jo profesionale dhe të shëmtuar, e cila më pas është agravuar pas pjesëmarrjes sime në DWTS. Është një situatë që unë kam vendosur ta ndjek ligjërisht. Besoj se do t’i shkoj deri në fund.

A do t’i pëlqente Arnitës të ishte në ekran në rolin e prezantueses?

Kam filluar ta konsideroj rikthimin tim në ekran këto kohët e fundit. Nga “Dancing With The Stas” më janë rikthyer të njëjtat emocione sepse çdo javë dalim para kamerave. Ka disa formate që i kam në kokë dhe nuk e di nëse mund ta them një tani sepse jam shumë supersticioze.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE