Tronditëse në aksin Elbasan-Peqin! Pasagjerja hidhet nga furgoni në lëvizje, dëshmitë: Kishte debatuar me burrin

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tronditëse në aksin Elbasan-Peqin! Pasagjerja hidhet nga furgoni në lëvizje, dëshmitë: Kishte debatuar me burrin

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Peqin. Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi 55 vjeçe nga Rrogozhina.

Ajo po udhëtonte në furgon së bashku me një shoqe të saj, kur mori vendimin tragjik për t’u vetëhedhur. Gjuzi ishte ulur në vendin e parë dhe krejt papritur hapi derën e furgonit dhe u hodh.

Shoferi ka ndaluar mjetin dhe bashkë me udhëtarët e tjerë janë përpjekur që të shpëtojnë gruan, por ajo nuk i ka shpëtuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Teksa është pyetur nga policia gruaja e cila udhëtonte me viktimën ka deklaruar se Gjuzi dukej në gjendje jo të mirë psikologjike në mëngjes pasi siç i kishte thënë shoqes, ishte grindur me bashkëshortin.

“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit”, ka deklaruar shoqja e saj, por këtë mëngjes, Gjuzi deshi të ulej pas dhe u ul vetëm.

NJOFTIMI I POLICISË SË ELBASANIT:

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën. Drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49451 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE