Hidhet nga furgoni në aksin Peqin-Elbasan, një grua i dha fund jetës!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hidhet nga furgoni në aksin Peqin-Elbasan, një grua i dha fund jetës!

Një grua i dha fund jetës duke u hedhur nga furgoni pranë fshatit Papër, në aksin Peqin-Elbasan. Merushe Gjuzi udhëtonte me një shoqe kur në një moment hapi derën e mjetit dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Gruaja që e shqëronte i tha policisë se viktima siç i kishte treguar për një grindje me bashkëshortin. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që të hidhet më shumë dritë për arsyet që e shtynë drejt aktit të vetëflijimit.

Në një tjetër zhvillim, rezulton të jetë vrarë i moshuari që dje u gjet i pajetë në një kanal në fshatin Boks të Shkodrës. Fillimisht, policia njoftoi se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune e raportoi për vdekje natyrale. Por, nga hetimet u arrit në përfundimin se 70-vjeçari është vrarë, i goditur për vdekje me sëpatë. Blutë e Shkodrës arrestuan autorin e dyshuar. Ende nuk ka një njoftim lidhur me motivet e krimit të rëndë me një viktimë.

Ndërkaq, dy të rinj u arrestuan në Kamëz pasi tentuan vrasjen me armë zjarri të një 16-vjeçari, pas një sherri çasti për motive të dobëta. Adoleshenti ndodhet në spital.

Njoftimi zyrtar: 

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 18.10.2023, rreth orës 16:10, në rrugën “OSBE”, Kamëz, ku u tentua të vritej me armë zjarri një 16-vjeçar, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”.

Si rezultat i këtij operacioni i bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: Armir Hasaj 18 vjeç dhe Xhorxh Çuni 19 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, më datë 18.10.2023, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE