Plas një tjetër skandal i “BBVA”, ish-banori zbulon çfarë ndodhi në prapaskenë me debatin Efi-Zhaklina

vovalbania April 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plas një tjetër skandal i “BBVA”, ish-banori zbulon çfarë ndodhi në prapaskenë me debatin Efi-Zhaklina

Disa ditë mëparë Efi një nga konkurentet e Big Brother VIP, akuzoi opinionisten Zhaklin Lekatari, se i ka ushtruar presion të mos flas dhe të mos shpreh opinionin e saj gjatë publicitetit të prime. Madje u publikuan edhe disa mesazhe nga miq të Efit. Por e vërteta nuk u sqarua asnjëherë.

Këtë vendosi ta bëjë së fundmi një ish-konkurent i shtëpisë së Big Brother VIP, Shpat Kërleshi.

Moderatori ka qenë i ftuar në emisionin e Ester Bylyku në ‘Glamour Zone’, ku rrëfeu se çfarë ka ndodhur gjatë asaj mbrëmje.

I pyetur nga Ester nëse vërtetë ka ndodhur një debat mes Zhaklinës dhe Efit, Shpati u përgjigj:

“Po, është e vërtetë. Në atë moment, unë kisha dalë nga studio, nuk isha aty, sepse ishte publicitet. Erdha nga fundi, i gjeta duke debatur por shumë pak. Madje nuk arrita ta kuptoja për çfarë po diskutonin, por është e vërtetë që ka patur një debat mes tyre.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50103 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE