Aksident me vdekje në Maliq, viktimë një 14-vjeçare!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident me vdekje në Maliq, viktimë një 14-vjeçare!

Aksident rrugor fatal në Maliq, humb jetën një 14-vjeçare. E mitura u përplas nga një makinë tip “Opel” para mesdite, në aksin Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak në Maliq. Vajza ecte në rrugë në momentin kur u godit nga mjeti me drejtues një shtetas, të cilit i jepen vetëm inicialet I.K. Sipas njoftimit zyrtar, “me këtë të fundit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti më i fundit që përgjak rrugët shqiptare. Fluksi i madh i mjeteve këtë shtator është shoqëruar edhe më një shtim të numrit të aksidenteve krahasuar me një vit më parë. Referuar INSTAT-it, rritja llogaritet rreth 4.5%.

16 persona humbën jetën dhe 140 të tjerë u plagosën në 93 aksidente rrugore të ndodhura muajin e kaluar në të gjithë vendin. Nga analiza e bërë këtyre aksidenteve, rezultoi se në 94% të rasteve, aksidentet janë pasojë e sjelljes së gabuar të drejtuesve të mjeteve.

Këtë shtator, numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç dhe kryesisht të shtunave paradite. Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore, “duhet një menaxhim më i mirë i trafikut për të sjellë ulje të aksidenteve”. Artur Sulçe:

Duhet të kemi parasysh se ne si vend kemi drejtues agresivë që shpesh sjellin aksidente. Ndërkohë, mendoj se është i nevojshëm një testim i drejtuesve të mjeteve për lëndët psikotrope pasi referuar shifrave të INSTAT-it, nga viti në vit përdoruesit e tyre rriten.

Referuar të dhënave për 9 mujorin e këtij viti, në vend janë shënuar 21  aksidente me pak se një vit më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49571 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE