Azemi bën deklaratë të fortë për Albën: Kur e pashë në sy, e pashë jetën deri në fund

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Azemi bën deklaratë të fortë për Albën: Kur e pashë në sy, e pashë jetën deri në fund

Big Brother VIP Kosova 2 ka marrë vëmendje të madhe që në ditët e para të nisjesh.

Dhe ndonëse është vetëm java e dytë duket se në shtëpinë e famshme po krijohet një trekëndësh.

Azemi, Alba dhe Lumbardhi janë kthyer në tre prej banorëve më të diskutuar të BBVK dhe kjo për shkak se të dy djemtë kanë shprehur një pëlqim të fortë për vajzën nga Shkodra.

Ky trekëndësh është diskutuar edhe gjatë ‘Prime’ të së hënës (30 tetor), ku Azemi dha edhe një deklaratë tjetër për Albën.

“Do të luftojë deri në fund për ndjenjat që kam ndaj Albës, unë nuk kam hyr me atë mendim, kur kam folur me të, kur e kisha përball, kur e kam parë në sy e kam parë jetën time deri në fund”, ka thënë Azemi mes tjerash.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48662 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE