Dosja ‘Partizani’/ Rrëfehet Argita, zbulon porosinë që u la fëmijëve pas arrestimit të Jamarbër Malltezit

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dosja ‘Partizani’/ Rrëfehet Argita, zbulon porosinë që u la fëmijëve pas arrestimit të Jamarbër Malltezit

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ka qenë vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi.

Në fjalën e saj, Malltezi ka treguar se si e ka përjetuar momentin kur bashkëshorti i saj është arrestuar në aeroportin e Rinasit.

Teksa nga ana tjetër me të gjithë teleshikuesit ka ndarë edhe momentin kur u ka treguar këtë gjë fëmijëve të saj.

“Momente të vështira ka shumë. Më të vështirat kanë qenë ato ku përgjegjësia e demokratëve të thjeshtë, më kanë mbështetur në çdo moment, ka qenë një barrë e madhë për tu mbajtur. Sot unë bëj një betejë për të drejtën, solide në aspektin juridik dhe politik. Momente të vështira ka patur plot por kjo është jeta. Fëmijët i njoftova vetë, vajzën, se djali ishte me prindërit. Iu kam kërkuar që të vijonin përditshmërinë e tyre.

Ka një moment për çdo gjë, ai ishte momenti për të marrë situatën në dorë.”- tha Argita Berisha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE