“Mami hante bukë me uthull dhe qante”, Rrëfimi i trishtë i Aleksandros

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mami hante bukë me uthull dhe qante”, Rrëfimi i trishtë i Aleksandros

Aleksandros është një tjetër ishullor që ka zgjedhur të tregojë një histori personale në Love Island Albania.

Ai ka treguar më shumë rreth familjes, fëmijërisë dhe sakrificave që i janë dashur të bëjë në jetë.

Aleksandrosi ndër të tjera ka thënë:

”Aleksi i vogël ka qenë një fëmijë me shumë adrenaline dhe nuk rrinte me një vend. Me shkollën nuk kam qenë shumë i mirë, kam lindur në Atinë, në Shqipëri vija çdo verë. Më pëlqen shumë fshati dhe gjithmonë jam kënaqur shumë në Shqipëri.

Jam shumë krenar që jam shqiptar dhe babi më ka mësuar këngë labe. Familja ime ka sakrifikuar shumë për të qenë ne të lumtur. Ëndrra ime më e madhe ka qenë që të bëhesha futbollist, nuk u bëra. Punoj shumë për të arritur gjërat dhe jam shumë perfeksionit, ndonjëherë nuk duhet të jesh sepse humbet shijen e jetës.

Momenti më i vështirë në fëmijëri ka qenë, kriza që mbërtheu Greqinë dhe punonte vetëm mami. Kishim asistencën e babit dhe rrogën e mamit e cila nuk i ishte e mjaftueshëm.

Ka qenë një situatë që kemi pasur vetëm një copë pule dhe na e kishte dhënë ne dhe më vinte shumë keqë, mami po qante dhe po hante bukë me uthull. Nga ai moment mendova të kontribuoja në familje.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50392 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE