Pas një maratone të gjatë e plot emocione, Top Albania Radio ju njeh me 100 këngët më të mira të vitit që po lëmë pas!

vovalbania December 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas një maratone të gjatë e plot emocione, Top Albania Radio ju njeh me 100 këngët më të mira të vitit që po lëmë pas!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe e dimë që është ndoshta një nga momentet më të shumëpritura për ju dhe gjithashtu edhe për ne. Fundja kush nuk do të dëshironte ta mbyllte vitin me muzikë të mirë? Dhe ku tjetër vetëm se në Top Albania Radio!

Lista përmban një bashkim magjepsës të hiteve ndërkombëtare me ato vendase. Duke filluar me ”Dance the night” nga Dua Lipa, kolona zanore e filmit ”Barbie” qe theu rekorde shikueshmërie gjatë viti 2023, kryeson këtë listë. Pas saj vjen fenomeni dhe fituesi i ”Big Brother VIP 2” Luiz Ejlli me këngën ”Me ty”. Ishte pikërisht kënga që Luizi i dedikoi Kiarës teksa ishte brenda mureve të shtëpisë më të famshme në vend, që emocionoi jo vetëm Kiarën por shumë shqiptarë nëpër botë.

”E keni dit” nga Romeo, Ledri dhe Klementi ishte një bashkëpunim mjaft i sukseshëm ku klipi numëron pothuajse 27 milion klikime në Youtube. Ky hit veror shumë shpejt u bë pjesë e çdo club-i të natës si dhe mjaft viral në rrjetin Ti Tok me video të panumërta nën melodinë e kësaj kënge. ”E keni dit” renditet në vendin e katërt të kësaj liste, një vend më poshtë se ”Flowers” nga Miley Cyrus që bëri një bujë të jashtëzakonshme në mbarë botën. Kujtojmë se kjo këngë nuk ka më shumë se një vit në treg dhe klipi i saj numëron afërsisht 700 milion klikime.

Ndërsa lamë pas vitin 2023, le të jetë kjo listë një festë e melodive që kanë pikturuar kujtimet tona, kanë formuar momentet tona, dhe kanë lënë gjurmë në zemrat tona. Këto 100 këngë përfshijnë emocionet dhe përjetimet e shumta që kanë definuar udhëtimin tonë të përbashkët nëpër vitin 2023. Këtu mund të zbuloni playlist-ën e plotë të 100 këngëve më të mira të vitit…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50219 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE